Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestën e zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa disa prej tyre tentuan të godisnin me vezë makinat e deputetëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në dhunë fizike, sipas tij, është rezultat i asaj që e quajti “kosherja e zezë e dështimeve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.
“Shkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani kosherja e zezë e dështimeve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve penalë dhe duart e huaja pas tyre. Durimi është ende i nevojshëm, dhe pastaj vjen radha e reflektimit”, ka shkruar Rama.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...