Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur nga Bazilika e Linit, një nga thesaret arkeologjike më të çmuara të vendit.
“MIRËMËNGJES
dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlën e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Kryeministri në postimin e tij.
Postimi i shefit të qeverisë shoqërohet me fotografi që pasqyrojnë bukurinë natyrore dhe vlerat kulturore të Linit, një destinacion gjithnjë e më i vizituar nga turistët vendas dhe të huaj. Me këtë mesazh, Kryeministri synon të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe të inkurajojë vizitat në vendet historike që pasqyrojnë identitetin dhe lashtësinë e Shqipërisë.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan