Në mbledhjen e dytë të Komitetit të Rindërtimit kryeministri Edi Rama, njoftoi se po përgatitet një ligj i posaçëm për rindërtimin, një aplikacion për transparencën e çdo qindarka dhënë si donacion, përfshi kontratat tip mes qeverisë dhe qiradhënësit të banesave, për banorët e prekur nga tërmeti.
Pritshmëritë për donacione janë të konsiderueshme tha kryeministri krahas shumës prej 20 miliardë lekë në buxhetin e shtetit të planifikuara për rindërtim. Nga kjo mbledhje kryeministri i çeli dritën jeshile, nisjes së rindërtimit për shtëpitë private.
Elvis Naci drejtues i Firdeus deklaroi se pritshmëritë për mbledhjen e donacioneve prej fondacionit të tij, janë tek 10 milion euro./tch/
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...