Antonio Costa, po qëndron në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
Costa u prit nga kryeministri Edi Rama i cili shpreh kënaqësinë për vizitën e Presidentit të KiE, duke e cilësuar një mik për Shqipërinë.
“Presidenti i KiE është përsëri në Tiranë dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi e vecantë për ne dhe natyrisht edhe personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur. I dashur Antonio, shumë faleminderit. Ne jemi këtu sot pasi Presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin se nesër do të jetë i pranishëm në samitin e komunitetit politik evropian”, tha Rama.
Më tej, Rama shpjegoi se çfarë u diskutua në thelb të takimit me Costa-n, një cështje prej të cilave ishte dhe mbyllja e negociatave deri në vitin 2027.
“Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KiE dhe BE për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, 8 do të hapen ne ditët në vijim dhe synojmë ti hapim të gjithë brenda vitit. Plani i përbashkët me KE është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e tre viteve, pra nga 2024 deri në 2027. Është plan ambicioz. BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojnë anëtarë të rinj, bazuar në meritë dhe rezultat, tha Rama.
“Aspekti tjetër që folëm me presidentin është ecuria e rajonit, sepse edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është në gatishmëri për të pranuar anëtarë të tjerë. Unë dëshiroj ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë. Ta shfrytëzojmë këtë gatishmëri, pa harruar se historia ka treguar se procesi i zgjerimit mund të përshpejtohet, por edhe të ngadalësohet”, tha Rama./euronews.al
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...