Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim kryeministrin e Portugalisë, António Costa.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama njoftoi se në këtë takim u diskutuan projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë, shrkuan Arbresh.info.
Po ashtu, u diskutua edhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin, Rama bën të ditur se do të çohet një ekip ekspertësh në Portugali.
“Kryeministria – Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, ka shkruar kryeministri Rama./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...