Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan ka mbërritur në Tiranë këtë të enjte (17 korrik), ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar foto nga momenti i pritjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara në aeroport.
Rama e konsideron atë “një mik të vjetër të popullit shqiptar”.
“Mirëmëngjes dhe me ardhjen e mbarë në Shqipëri të një miku të vjetër e të gjithë të vjetër të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, Lartësisë së Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ju uroj një ditë të tillë”, shkruan Rama.
Pas pritjes në aeroport, Rama dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara kanë zhvilluar një takim, teksa në fokus të bisedimeve të tyre ka qenë bashkëpunimi më i thellë mes dy vendeve në sektorë të ndryshëm.
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...