Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në facebook videon ku tregohet rindërtimi i Pediatrisë së Durrësit.
Sipas Ramës ky rindërtim tregon ambicien dhe vullnetin e qeverisë për të ndërtuar me punë çdo ditë.
Në shkrimin që shoqëron videon, Rama nuk i kursen akuzat për opozitën të cilët i akuzon për degradim të shëndetësisë gjatë kohës kur ishin në pushtet.
‘Me Pediatrinë e Durrësit, deri dje simbol i degradimit që trashëguam në shëndetësi si kudo tjetër dhe sot model rrezatues i spitaleve pediatrike, që mishëron ambicien e vullnetin tonë, për të ndërtuar me punë çdo ditë #ShëndetësinëQëDuam??☀️, ju uroj një ditë mbarë’- shkruan Rama.
Ja postimi i plotë i kryeministrit:
MIRËMËNGJES ?
dhe me Pediatrinë e Durrësit, deri dje simbol i degradimit që trashëguam në shëndetësi si kudo tjetër dhe sot model rrezatues i spitaleve pediatrike, që mishëron ambicien e vullnetin tonë, për të ndërtuar me punë çdo ditë #ShëndetësinëQëDuam??☀️, ju uroj një ditë mbarë?
*Rindërtojmë rrjetin e pediatrive me standardet më të mira, për të garantuar shërbim cilësor për fëmijët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor?⚕️?⚕️
#FëmijëtTëParët
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...