Kryeministri i shqiptar, Edi Rama e ka nisur javën me një video ku shfaqen puset e kërkimit të naftës në Shpirag të Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama theksoi se kompania SHELL po kryen punën me testimet e fundit për të zbuluar nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës.
“Mirëmëngjesi, dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama
Më herët kryeministri është shprehur se nafta në këtë zonë është e një cilësie shumë të lartë dhe nëse puna në Shpirag do vijojë, atëherë Shqipëria do njohë një zhvillim të madh ekonomik./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...