Takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të enjten, më 1 qershor në Moldavi.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Takimi do të synojë nxitjen e paqes dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të Evropës dhe do të bëjë bashkë 47 krerë shtetesh, qeverish dhe institucionesh të BE-së.
Inciatori i këtij komuniteti është presidenti francez, Emmanuel Macron i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.
Takimi i tij i parë u mbajt në Pragë tetorin e kaluar dhe u fokusua në çështjet e energjisë dhe sigurisë./euronews
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...