Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka qene pjesëmarrës takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ftesa i erdhi nga homologu bavares, Markus Söder, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar dhe kulturor.
Sipas Ramës, disa vite më parë, për Shqipërinë ishte e paimagjinueshme të ishte e ftuar nderi në këtë forum strategjik të politikës gjermane.
Postimi i plotë:
Kloster Banz, Bavari – Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor
*Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?