Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, e cila është vizita e parë pas zgjedhjes së Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz.
Sipas një njoftimi, kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë gjatë ditës së sotme një sërë takimesh të rëndësishme, si dhe vizita në mjediset e disa prej kompanive të mirënjohura në Evropë.
“Kryeministri Edi Rama u takua me kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey, në zyrën e saj në Bashki, në godinën më shumë se 100 vjeçare, pjesë e Gjermanisë Lindore, ku ka qenë edhe vendndodhja e bashkisë së mëparshme të Berlinit lindor. Në nisje të takimit, lryeministri vizitoi sallën e armëve, ku u ftua të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit të Berlinit”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...