Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit të hidhur të vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Përmes një shkrimi në facebook, Rama ka thënë se me vdekjen e tij mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë e shqiptar i llojit më të mirë.
Postimi i plotë:
“Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT”, ka shkruar Rama.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?