Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan se pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura teksa shton se nuk kishin rrugë tjetër përveçse të çonin përpara me këmbëngulje ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej.
Rama thotë se tanimë kushtet kanë ndryshuar dhe ushtarakët nuk janë më të fundit në rajon për nivelin e pagave, por kanë pagat ndër më të lartat, të cilat thotë se do të vazhdojnë t’i rrisin drejt mesatares së NATO-s.
“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç e duhej dhe siç e dëshironim të gjithë”.
“Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s”, ka thënë Rama./tvklan.al/
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...