Nafta e gjetur nga kompania Shell në Shpirag është e një cilësie premium, e ngjashme me atë të Arabisë Saudite. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë shtypi nga godina e qeverisë së bashku me zv/Kryeministren Belinda Balluku, tha se gjetja e naftës në këtë zonën nënkupton një potencial të madh ekonomik për Shqipërinë.
Rama theksoi se, në rast të rezultateve pozitive finale të testit final që pritet të nisë në Tetor, investimi që kompania Shell do të bëjë në Shqipëri do jetë 7 miliardë Euro në total e shtrirë në kohë deri në përfundim.
Por me gjetjen e kësaj sasie të madhe nafte dhe gazi në Shpirag, lind nevoja e krijimit të Fondit Sovran që do të administrojë të gjitha të ardhurat e përfituara nga pasuria nëntokësore.
Ky fond, sipas Ramës, do të përdoret për të rritur pensionet në Shqipëri, për investime në arsim, shëndetësi e fusha të tjera që do t’i shërbejnë vendit tonë.
FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:
Sot, jam këtu bashkë Ministren e Energjisë dhe të Infrastrukturës për të folur për zbulimin e rëndësishëm i cili mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik, social, por jo vetëm kaq, edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.
Siç e komunikuam pak dje, jemi në një fazë shumë të avancuar të një përpjekje që zgjat prej thuajse 10 vjetësh dhe në prag të testimit përfundimtar, i cili është i domosdoshëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe të naftës që mund të nxirret nga nëntoka. Kjo do të thotë që rezerva është aty në 6002 metra në thellësi të tokës. Është prekur rezerva, pas një eksplorimi shumë të vështirë për shkak të formacionit gjeologjik të zonës dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave si rezultat i formacionit gjeologjik.
Lajmi interesant është që ende nuk është cekur uji, i cili është nën rezervën, çka prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë edhe më madhe. Nuk jemi në kushtet kur mund të flasim për shifra konkrete sepse do të ishte e gabuar.
Informacionet në këtë fazë janë jo vetëm konfidenciale, por konfidencialiteti i tyre lidhet pikërisht me atë që thashë më parë, që pa marrë rezultatin e testit final që praktikisht përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare, sepse nëse financiarisht ky proces do të ishte më i kushtueshëm sesa përfitimi, atëherë kuptohet që rezerva është aty, mbetet aty për një kohë tjetër kur teknologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë edhe pse aty kompania Shell ka përdorur teknologjinë më të fundit dhe për nga gjithë aspekti i funksionimit teknik, ajo që po bëhet në Shpirag është fjala e fundit në industrinë gaz dhe naftë nxjerrëse botërore./tvklan
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...