Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste se mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur e vetme Presidentin e ri të vendit.
Kreu i qeverisë hodhi poshtë zërat, se Lulzim Basha mund të jetë Presidenti i ri.
Në një dalje për mediat, në përfundim të mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste, Rama la të kuptohet se nuk do të ketë përpjekje të mëdha nga ana e partisë së tij, për të gjetur një emër konsensual për kreun e ri të shtetit.
Në mbledhjen e të mërkurës, Asambleja e Partisë Socialiste, miratoi vendimin, për të thirrur Kongresin e 9 prillit, në të cilin do t’i hapet rrugë, zgjedhjes së kryetarëve të rinj, të PS, në degë, proces i cili do nisë nga data 1 maj, për të përfunduar më 15 qershor./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...