Nga Berlini, ku po merr pjesë në Panairin ITB Berlin, panairi më i madh botëror i turizmit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjeve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale.
“Pse flet broçkulla?’, ishte komenti i një prej qytetarëve.
Kreu i qeverisë tha se “pse po flas broçkulla, të duket broçkull që Shqipëria është Vendi i Nderit në panairin global të turizmit në Berlin, që është panairi më i madh në botë, që deri dje nuk na afronin as tek dera dhe kur vinin me përpjekje vullnetare?!”.
“Nuk e ke dëgjuar, deri dje kur vinin vullnetarisht i fusnin në ca cepa që nuk dukeshin fare. Shihe sot, sot jemi në qendër 800 m2 të qendrës së panairit në zemër të panairit vendi i nderit Shqipëria! Çfarë broçkulle e ke fjalën?!”, tha Rama.
Duke iu përgjigjur më tej komenteve të qytetarëve, Rama tha se për të fundi është kur Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së.
“Nuk ka dorëzim, sepse nuk ka as temë për dorëzim këtu, kjo është një betejë që do ta çojmë deri në fund, dhe e di fundin, për mua fundi është kur këtë këtu që shikoni aty: Albania, ta marrim, ta vendosim te tryeza e BE-së. Albania dhe Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka, të tjerët të jenë bashkë në tryezë dhe emrat e të gjithëve aty kanë një peshë, një forcë, një kuptim, anëtarë të barabartë të familjes evropianë! Ky është misioni, dhe përpara përfundimit të këtij misioni, jo dorëzim që nuk ka, s’ka pushim, s’ka gjumë, s’ka asnjë lëkundje! Dakord?”, tha Rama./atsh.al/
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...