Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot siç e quajti ai projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës.
Rama me një video të postuar në Facebook jep detaje nga ky projekt.
“Mirëmëngjesi dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030??, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
“Shkëlqyer…. praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës?”, pyeti Rama.
“Po”, u përgjigjen holandezët, duke shtuar se porti duhet konsideruar edhe si port hyrës i Ballkanit Perëndimor.

Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...