Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, është larguar nga vendi.
Shefi i ekzekutivit shqiptar njoftoi se po niset drejt Italisë për të mbrojtur Shqipërinë pas protestave të 16 shkurtit, që sipas tij, kanë cenuar investimet dhe turizmin.
“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cenimit të rëndë që i’u bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. Për Shqipërinë që duam”, shkroi kryeministri në rrjetin social Twitter.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim