Qendrat Shëndetësore në Shqipëri kanë nisur vaksinimin falas kundër gripit.
Këtë e ka bërë të ditur, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se 280,000 doza janë shpërndarë në të gjithë vendin, shkruan Arbresh.info.
“Nga sot, në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, si mbrojtja më e mirë që mund të kemi kundër virozave të stinës, veçanërisht për grupet më të rrezikuara”, ka shkruar Rama në Facebook.
“Vaksinohuni tani dhe përgatituni për një dimër të shëndetshëm, larg virozëve”, tha ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...