Nga sot pagesa e taksave të mjeteve do të kryhet online në e-Albania.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili sqaron edhe disa nga risitë që do të sjellë pagesa online, duke filluar nga lekët e kursyera të qytetarëve, te ditët e punës të kursyera dhe rrugët e eliminuara.
“Për herë të parë DPSHTRR sjell pagesën online të taksave të mjetit përmes portalit e-Albania. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 57,965,408 lekë të kursyera nga qytetarët. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 11,501 ditë pune të kursyera.
Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 4,731,870 km rrugë të eleminuara. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 331,231 litra karburant të kursyera”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot