Kryministri Edi Rama dha një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët ditën e sotme.
Ai tha se nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.
Kujtojmë se Rama gjatë vizitës në Bari për 30-Vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë i kërkoi ministrit Luigi Di Maio lejimin e patentave shqiptare në vendin fqinj.
Kryeministri Rama postim në Facebook:
LAJM I MIRË
Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur atje. Tani përpara me marrëveshjen për patentat e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar shumë dhe duke kontribuar në ekonominë italiane për shumë vite tani.
?⚪️?⚫️ LAJM I MIRË
Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në…
Posted by Edi Rama on Wednesday, March 10, 2021
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...