Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Paris këtë të premte.
Ai do të marrë pjesë në Forumin e Gjashtë të Paqes. Në fokus të diskutimeve do të jetë konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
Ditën e djeshme Rama shpërndau një deklaratë ku shprehu shqetësimin e Shqipërisë për ashpërsimin e konfliktit.
Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit, por jemi gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë shqiptare, ripushtimi i Gazës është i papranueshëm dhe me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.
Rama propozon që nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez./tvklan.al
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...