Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se rajoni ka pritur shumë gjatë për integrimin. Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai theksoi se BE ka humbur ritmin e saj për shkak të rregulloreve të kompleksuara dhe kërkoi që blloku të kap ritmin dhe mundësinë për të reaguar shpejt dhe të ndihmojë rajonin në një mënyrë që do të përshpejtonte procesin e integrimit.
Kryeministri theksoi se, përveç integrimit politik dhe ekonomik të rajonit, është e rëndësishme që BE të përqendrohet edhe tek sjellja e shteteve të Ballkanit në tregun e përbashkët dhe të krijojë mundësi për zhvillim më të shpejtë.
“Ajo që po ndodh është se ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim për meritë gjithë ditën, por ka ardhur koha që të bëmë një ndarje të qartë dhe të menjëhershme, procesi me mëritë duhet të jetë vetëm për të drejtën e votës në KiE. Por jo për sjelljen e vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të BE. Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet dhe mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjesë të Europës më pranë BE-së. Ka të bëjë me sipërmarrjen dhe BE duhet t’i përshtatet sfidave të reja. Është një mundësi e jashtëzakonshëm për t’u zgjuar, të nisin vrapin dhe të mund të marrin atë që kanë humbur për kaq shumë vite me rregullore”, u shpreh Rama gjatë konferencës me temë “Zgjerimi i BE-së”.
Rama përdori një metaforë për të përshkruar situatën e Bashkimit Evropian, duke e quajtur atë “Pacienti me 27 mjekë” dhe duke shtuar se një nga vendet anëtare u largua pas një çmendjeje politike, duke iu referuar vendimit të Britanisë për të dalë nga BE.
“Ajo që di është se kur nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza, por do thoja se atë që kamë parë nën këtë çati për dy ditë do thoja se Netflix do të mund të bënte dy seriale, një për BE e quajtur “Pacienti me 27 mjekë”. Ishin 28 por njëri u çmend dhe u largua nga spitali. Ndërsa për SHBA-në seriali do titullohej “Shfaqja me një sherif”. Ajo që mendoj është se është një gjë e mirë sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është pjesë e BE dhe i shohim gjërat paska ndryshe. Është një gjë e mirë, pasi Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë. Tani do shohim se çfarë do dalë nga kjo. BE duhet të ndajë mendjen se për atë që po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor”, tha Rama.
/rtsh.al/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin