Kryeministri Edi Rama ishte në Principatën e Montekarlos, me ftesë të princit të Monakos Alberti i II për një vizitë zyrtare.
Në takimin e zhvilluar, në Pallatin Mbretëror në Monako, ku Rama u prit nga Princi Alberti II dhe kreu i qeverisë së Monakos Serge Telle, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes vendeve si dhe projektet e ardhshme në fusha si ajo e mjedisit, investimet në turizëm, marina detare, etj.

Palët theksuan angazhimin e tyre për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim në të ardhmen.
Gjithashtu, Princi dekoroi Kryeministrin me medaljen e Komandantit të Urdhrit të Shën-Karlit të Principatës së Monakos.

Urdhri i Shën Karlit është dekorata më e lartë e Principatës së Monakos. Është themeluar nga paraardhësi i Albertit II, Princi Karl III, më 15 mars 1858. Kryeministri i Shqipërisë u nderua me këtë urdhër gjatë vizitës së tij zyrtare në Principatën e Monakos, më 10 prill 2019, jo për reciprocitet, por për merita të veçanta në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe angazhimin e tij në mbrojtjen dhe promovimin si faktorë zhvillues për Mesdheun të bregdetit dhe zonave detare.
Gjithashtu, si promovues i arteve, Princi Albert II, vlerëson nëpërmjet kësaj dekorate Kryeministrin si një personalitet të kulturës./tch


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...