Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.
Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.
Në fjalën e tij në panelin paneli i liderëve të Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësoi thirrjen e kryetarit të KE, edhe pse siç tha nuk beson se Shqipëria do jetë në BE në 2030.
“Nuk duhet të ketë vetë, reforma dhe kritika që janë të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po flas vetëm nga pikëpamja financiare, por edhe aksesit në treg të ndërmarrjeve tona. Ajo që po ndodh gjithë këto vite në këto vende është se nga njëra anë përmes Procesit të Berlinit folëm për infrastrukturën dhe si të financojmë projektet, nga ana tjetër infrastruktura po ndërtohet nga amerikanët, kinezët dhe arabët”, tha Rama.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...