Kryeministri Edi Rama njoftoi se me projektbuxhetin e vitit 2026 do të nisë një praktikë e re për indeksimin vjetor të pagave të punonjësve të sektorit publik, duke përfshirë si nivelin qendror, ashtu edhe atë vendor.
Rama tha se kjo masë synon stabilizimin e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe forcimin e politikës sociale, duke garantuar që rritjet e pagave të ndjekin nivelin e inflacionit dhe të mos humbin vlerën reale.
“Ka një lajm të mirë për projektbuxhetin 2026, që është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor për pagat e punonjësve të sektorit publik, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor. Pagat do të rregullohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, e cila, e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale, do të shtojë 100 milionë euro në vitin 2026, shumës së mandatit të katërt do të vërë në dispozicion për rritjen e fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore”, tha Rama.
Sipas Ramës, 10,600 punonjës të shërbimeve publike do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët e administratës publike, rritja do të jetë 5 mijë lekë në muaj, ndërsa për mësuesit parashikohet një rritje prej 3 mijë lekë të reja në muaj.
Për herë të parë, në sektorin e shëndetësisë dhe Policisë së Shtetit, tha Rama, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.
“Konkretisht 10 600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollist, arkivist, magazinier do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj, për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë në muaj, mësuesit do përfitojnë pagë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj dhe për herë të parë në sektorin e shëndetësisë përveç indeksimit vjetor do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë. Edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit përveç indeksimit do të ketë edhe rritje për vjetërsinë në punë”, tha Rama.
Rritjet sipas sektorëve:
1. Shëndetësia:
Mjekët e përgjithshëm: nga 131,700 lekë → 143,500 lekë në muaj
Infermierët: nga 87,000 lekë → 92,500 lekë në muaj
2. Policia e Shtetit:
Rritje mesatare për 15 vite vjetërsi pune për gradat më të ulëta: 5,000 lekë në muaj
Inspektor i thjeshtë: 80,500 lekë → 84,500 lekë. me shtesat për kushtet e punës dhe ushqimin: 100,000 lekë
Nënkomisar: 95,500 lekë → 101,000 lekë, me shtesat: 116,000 lekë
Komisar: 105,000 lekë → 110,600 lekë, me shtesat: 125,600 lekë
Drejtues i thjeshtë: 130,500 lekë → 141,450 lekë, me shtesat: 156,450 lekë
4. Administrata publike dhe mësuesit:
Specialistë të administratës publike: rritje 5,000 lekë në muaj
Mësues: rritje 3,000 lekë në muaj
Punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollist, arkivist, magazinier: rritje 10,000 lekë në muaj/rtsh.al/
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...