Në një mbrëmje solemne që nderoi 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij urdhri si simbol i vlerave kombëtare dhe europiane të Shqipërisë. Ai e përshkroi Urdhrin e Skënderbeut si një instrument që frymëzon përkushtim, meritë dhe nderim ndaj atdheut, duke ruajtur lidhjen e vendit me traditat dhe standardet e vendeve europiane.
“Skënderbeu ishte pajtori i historisë sonë, shqiptari që hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë dhe pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe europian,” u shpreh Rama.
Ai theksoi se 100 vjet pas krijimit, Urdhri i Skënderbeut nuk është vetëm një simbol nderimi, por një akt i rëndësishëm shtetformues që vlerëson meritat dhe dinjitetin.
“Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti në themelet e Shqipërisë së re, një instrument në shërbim të një sistemi vlerash ku nderimi e bën meritën të përjetshme,” tha kryeministri.
Ai kritikoi degradimin që sistemi i dekoratave kishte pësuar tranzicionit demokratik, duke u shndërruar, sipas tij, nga një sistem nderimi në një mekanizëm të përuljes ndaj pushtetit.
Sipas tij, kjo gjendje e degraduar e bëri të domosdoshme reformën e thellë të sistemit të medaljeve, për ta kthyer Shqipërinë në një linjë të plotë me standardet e vendeve europiane dhe për ta rikthyer meritën në vendin që i takon.
“Madhështia e emrit bëri që ky urdhër t’i mbijetonte dallgëve të njëpasnjëshme të shtetit dhe i mbijetoi shpatës së Monarkisë, diktaturës dhe tranzicionit demokratik, ku sistemi i medaljeve u kthyer nga një sistem nderimi të shërbëtorëve të atdheut në një sistem vlerësimi për përuljen ndaj pushtetit të një njeriut të vetëm dhe pastaj degradoi fare në një farsë teneqexhinjsh. Ku dhe të vdekurit u thirrën në mungesë për të marrë dekorata duke e zhveshur nga çdo kuptim dhe lërë më pastaj hijeshinë. Urdhërata humbën simbolikën dhe humbën dhe çdo kontakt me konstelacionin evropian duke u katandisur në shëmbëlltyra metalike të një degjenerim të thellë institucional dhe kjo katandisje na shtyu të ndërmerrnim një reformë të thelë të sistemit të medaljes si një akt themelor për të vendosur republikën në kontakt me simotrat e veta evropiane dhe për të rivendosur në lartësinë e saj të vlerësimit të meritës”, tha Rama.
Rama theksoi se ky përvjetor nuk është thjesht një festë për një ngjarje shtetformuese, por një rilindje e një institucioni të medaljeve pas banalitetit gjatë periudhës 80-vjeçare të diktaturës dhe tranzicionit.
“Në këtë 100 vjetor nuk po kremtojnë thjeshtë në ngjarje shtetformuese, por po rilindim një institucion dhe po risjellim në jetë një mesazh 100 vjeçar që Shqipëria e nesërme nuk mund të ndërtohet pa njerëz që e duan meritën më shumë se çdo pasuri dhe respektin më shumë se çdo shpërblim. Shqipëria i bashkohet sot atij sistemi pas 80 vite ndarje në rrugën qorre të diktaturës dhe banalitetit të tranzicionit. Urdhri i Skënderbeut lindi në 1925 dhe rilind sot në 2025 me hirin e rifituar të një amaneti evropian të vënë në vend”, tha Rama.
Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj si dhe personalitete të tjera të shquara të fushave të ndryshme, u shfaq fillimisht dokufilmi “Urdhri i Skënderbeut në Qindvjetshin e tij – Rilindja e një shenje dalluese të Shqipërisë Europiane” shoqëruar me parakalimin dhe vendosjen në qendër të skenës të Urdhrave shqiptarë të para një shekulli dhe të këtij shekulli, të prirë nga Gjerdani i nderit të Shqipërisë, i vitit 1925.
Më pas, u zhvillua ceremonia e dekorimit të 22 personaliteteve me të tre urdhrat kombëtarë: Urdhrin Suprem të Shqiponjës, Urdhrin e Skënderbeut dhe Urdhrin e Lisit Akademik./rtsh.al/
Kusari-Lila: Hipoteza e rreme se sulmi në Ibër-Lepenc ishte ...
Kurti në 50-vjetorin e AShAK: Në këtë institucion kaluan ide...
Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin