Dhoma amerikane e Tregtisë, shprehu sot “shqetësime serioze” mbi projektligjin për amnistinë fiskale, por për Ramën kjo është “mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë”.
Kryeministri akuzoi se kjo dhomë ka bërë transaksione të fshehta, për të cilat Rama pretendoi se ka fakte, transmeton euronews.al.
“Dua t’ju kujtoj të gjithëve dhe partnerëve ndërkombëtar. Bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte. Ndryshe nga vende të tjera. Shqipëria ka marrë vendim me një kosto shumë të lartë. Nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet e papërballueshme,” u shpreh Rama i cili tha se pikërisht tani është koha e duhur për të aplikuar amnistinë fiskale.
Ndër të tjera, kreu i PS-së nënvizoi se amnistia është bërë në mënyrë të rregullt në të gjitha vendet që sot i japin mësime Shqipërisë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...