Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë mesazhin e një pacienti që ka fituar betejën me koronavirusin dhe pas trajtimit në spitalin COVID-2 është kthyer në shtëpinë e tij në Korçë.
Ai thotë se problemet i kanë nisur në muajin shtator dhe pasi ka bërë disa analiza e kanë rekomanduar të shtrohet në spitalin Shefqet Ndroqi. Por fillimisht ka hezituar për shkak të akuzave të ngritura për mjekët. Shprehet se kur ka shkuar atje ka hasur një realitet tjetër.
“Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin, pata kontakt me mjeken e spitalit. Ajo më adresoi për disa analiza dhe bëra edhe skaner. Pastaj më drejtoi drejt spitalit të Tiranës “Shefqet Ndroqi”.
Duke dëgjuar thashethemet e njerëzve se nuk duhet të shkosh në spital në Tiranë se nuk sillen mirë, hezitova dhe thashë të mos shkoj. Pas disa ditësh ndryshova mendje dhe shkova te Shefqet Ndroqi. Më drejtuan në kat të katërt, dhoma 30. Infermierët dhe doktorët, drejtori i spitalit na vinin përditë në dhomë. Kushtet janë shumë të mira. Nuk duhet të dëgjoni llafe lart e poshtë. Stop gënjeshtrave”, shprehet ai./abcnews.al/
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...