Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamjet nga qendra shëndetësore në Bubullimë të Lushnjes.
Rama me anë të një postimi në Facebook, thekson se kjo qendër është e rikonstrukturuar totalisht dhe se është një nga 400 qendrat shëndetësore që janë rregulluar, me të gjitha standartet e një shteti evropian.
“Mirëmëngjes dhe me një nga 400 Qendrat Shëndetësore, të cilave u kishte mbetur vetëm emri si mbi një varr të mbuluar me ferra, e që ne ia kthyem popullit me standardet e një shteti europian, si kjo në Bubullimë, Lushnje, po edhe me habinë se ku e gjen këneta bashkë me faunën e saj paturpësinë të përballet akoma me Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama./Arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova