Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për tre ditë me radhë, mirëpriti 47 liderët që morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
“Ndjesi e bukur Shqipërie”, shkroi kryeministri Edi Rama, teksa ndau sot pamje nga avionët që sollën në Tiranë pjesëmarrësit e samitit të parkuar në pistat e aeroportit.
Ekipet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës punuan me përkushtim për të garantuar që çdo avion, çdo i ftuar dhe çdo detaj të menaxhohej me përpikëri, kujdes dhe mikpritjen karakteristike shqiptare.
“Ndërsa sytë e Europës ishin drejt Tiranës, jemi krenarë që ishim pika e parë e kontaktit”, theksoi TIA në rrjetet sociale.
Shqipëria mikpriti më 16 maj Samitin VI të Komunitetit Politik Europian, duke shënuar kështu takimin për herë të parë në Ballkanin Perëndimor të një formati të tillë.
Nën logon “New Europe in a new world” samiti mblodhi në Tiranë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.
Në fjalën hapëse të samitit, Rama propozoi “një aleancë ndërkombëtare përtej armatimit”, ide kjo që u mbështet edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Samiti vijoi me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.
Po ashtu, kryeministri Rama zhvilloi gjatë Samitit edhe takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte e më pas me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez; presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen; princin sovran të Monakos, Albert II; me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker./atsh
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...