Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë të “Paketës së Maleve” për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të rikthehet në Shqipëri për të investuar kursimet e veta në tokën e të parëve. Kjo paketë u mundëson me ligj trashëgimtarëve të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve dhe të zhvillojnë agroturizmin apo bujqësinë në pronat e tyre. Nisma shënon kështu nisjen konkrete të zbatimit të projektit për gjallërimin e zonave malore.
“SOT KALOI U MIRATUA në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri.
Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre”, ka shkruar Rama.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...