Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Rikard Ljarja.
“Lamtumirë mik”, shkruan Ram në një postim në Facebook, ndërsa ka publikuar foton e “Dedës”, një prej roleve më të njohur të aktorit në filmin ‘Rrugë të Bardhë”.
Aktori dhe regjisori Rikard Ljarja, u nda nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 77-vjeçare. Ndarja nga jeta e aktorit është një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare.
Ljarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa amaneti i tij i fundit ishte të prehej në vendlindjen e tij në Shkodër.

Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...