Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur sot në Himarë, për të dorëzuar disa certifikata pronësie për shtëpitë e trashëguara. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu as këtë herë batutat, kur iu drejtua banorëve duke u thënë se mes shqiptarëve janë njisha dhe se merren me politikë, dhe jo politikë lokale, por globale.
“Himarjotët janë himarjotë dhe pikë. Secili e di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë shqiptarët dhe jo të ndajmë himarjotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë.
Mes shqiptarëve himariotët janë njisha, politikë nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër, politikë globale! Kur isha i vogël dhe ndaloja te kafja e vogël në Vuno, pleqtë diskutonin për Nelson Mandelën.
Dëgjova një bërtitje andej, nuk e di ca himarjotësh janë se ata zakonisht i vënë gjoksin dallgës nuk shkojnë nëpër cepa”, tha Rama.
“Pronat e Himarës janë prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu, jo në Hënë”, tha ai më tej.
Rama tha se deri në fund të vitit, do të shpërndahen 4 mijë certifikata pronësie për shtëpitë e trashëguara./TCh
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...