Rama: Me viktimat e 21 janarit kemi shlyer çdo detyrim me Reformën në Drejtësi

13:51 | 21 Janar 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një komunikim me qytetarët ka folur sot për ngjarjen e 21 Janarit të 11 viteve më parë.

Rama në fjalën e tij tha se qeveria që ai drejtohen e ka shlyer detyrimin me 4 viktimave të 21 Janarit, jo sepse janë shpallur dëshmor dhe u janë krijuar mundësi familjarëve të tyre, por sepse ka iniciuar Reformën në Drejtësi.

“Unë sinqerisht besoj se e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit me dëshmorët e 21 Janarit. Këtu e kam fjalën në Reformën në Drejtësi, e cila përgojohet nga kundërshtarët e saj, e cila përbaltet dhe masakrohet përditë, foltore më foltore, bravë më bravë, kanal më kanal, por është pa asnjë dyshim është guri i themelit për një drejtësi për 100 vjet.

Për herë të parë, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar është vënë një gurë themeli për drejtësinë në Shqipëri. Këtë gur e ka vënë kjo shumicë qeverisëse. Për herë të parë në histori e ardhmja e drejtësisë nuk është blozë, por nuk është sot as rozë.

Unë e kam shumë të qartë se durimi është një mall shumë i rrallë në këtë vend, pasi kanë pritur shumë., Por kur vjen fjala tek drejtësia duket sikur kërkon një sakrificë shumë të madhe”, u shpreh Rama./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara