Kryeministri Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë vijë të kuqe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Ai u shpreh se fillimisht bashkëpunimi duhet të vendoset në frymë dhe pastaj nisen dhe ndërtohen parimet e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm. Kryeministri u shpreh se vetëm me Partinë Demokratike mund të bashkëpunojë sa u përket partive opozitare pasi vetëm atë njeh si opozitë të vendit.
“Unë mendoj dhe besoj shumë fort se duhet të bëjmë një sforco të madhe të gjithë, komplet, por edhe ju, në radhë të parë unë si kryetar i PS-së dhe kryeministër për herë të tretë që ta çojmë debatin politik përtej pandemisë duke u munduar ta lehtësojmë nga e gjithë marrëzia që e karakterizon dhe mundësisht ta balancojmë pak energjinë që konsumohet çdo ditë në skenën e debatit politik për t’u marrë me njëri-tjetrin në kuptimin më banal të fjalës se me njëri-tjetrin do të merremi. Me konflikte me sherre, me ekstreme që nuk prodhojnë asgjë”, tha ai në TV Klan.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia