Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët.
Lajmi u bë me dije nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin social X, duke sqaruar se vendimi për bonusin është marrë që më datë 9 janar.
“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!
Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkruan Rama.
Më herët, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se pas bonusit të fundvitit ku përfituan 597 mijë e 578 pensionistë ishte miratuar edhe “bonusi i pranverës për të gjithë 730 mijë e 430 pensionistët (pra të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë).
Ky bonus i pranverës do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lekë për të gjithë pensionistët që fitojnë një pension bazë pa përfshirë kompensimet, më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe i bie që këtë bonus ta përfitojnë 520 mijë e 443 pensionistë”./rtsh.al/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit