Kryeministri Edi Rama po mban për të dytën ditë mbledhjen e zgjeruar të qeverisë, ku marrin pjesë ministra dhe zëvendësministra. Mbledhja ka nisur paraditen e sotme dhe pritet që të vijojë deri rreth orës 13:00.
Burime nga mbledhja bënë të ditur se në të është bërë një analizë e thelluar për veprimtarinë e çdo ministrie. Gjithashtu është folur edhe për objektivat e çdo dikasteri për sezonin e ri që nis në Shtator. Ende mbetet e pakonfirmuar nëse kjo mbledhje do të sjellë ndryshime në qeveri.
Mbledhja e ditës së djeshme zgjati rreth 10 orë, teksa lajmin për përfundimin e saj e bëri me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook:
“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkroi Rama./tvklan.al
ShBA-ja thotë se Spanja është pajtuar që të bashkëpunojë me ...
Payne vendimtar – Trepça shënon fitore në sekondat e fundit ...
Shqipëria dënon sulmin raketor të Iranit në Turqi
Bora e mposht Rahovecin për t’ia thelluar edhe më shumë kriz...
Iraku në kaos/ Ndërprerje energjie, shpërthime e dronë të rr...
Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjas...