Ka zgjatur afro dy orë takimi i përjavshëm i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe mësohet gjatë mbledhjes drejtuesit politikë kanë dorëzuar raportin mbi situatën e shërbimeve në qarqet që ata drejtojnë, kryesisht për situatën në ato drejtori qe lidhen me kadastrën apo kompesimet dhe qe kane ndjeshmeri me te madhe tek votuesit.
Kryeministri Edi Rama mësohet se ka kërkuar prej tyre që të evideojnë drejtoritë problematike, si dhe të largohet çdo drejtues që ka dështuar t’i jap shërbimin e duhur qytetarëve. Të njëjtat burime bënë të ditur se Rama ka deklaruar se arroganca nuk do të tolerohet.
Gjithashtu mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar edhe mbi realizimin e detyrave organizative elektorale të lëna nga mbledhja e fundit.
Pak javë më parë në funksion të fitores në zgjedhjet e ardhshme, kryesocialisti Edi Rama bëri dhe disa ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve, duke marrë vet drejtimin e qarkut të Durrësit. Ndërkohë që për organizimin elektoral në këtë qark ai ka ngarkuar kreun e OSHE-së, Adrian Çela.
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fis...
Magjia e tavolinës së Vitit të Ri, disa ide dekorimi
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...