Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se më shumë se 50 mijë pensionistë në të gjithë Shqipërinë kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
Përmes një postimi në Facevook, ai ka bërë me dije se në ditët në vijim, fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve.
Rama gjithashtu ka njoftuar se vitin e ardhshëm ata do të marrin dy bonuse, një në pranverë dhe një tjetër në dimër.
“Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë”, tha Rama./Arbresh.info
Rritet çmimi i naftës në Kosovë
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?