Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi njëra prej gazetave më prestigjioze evropiane ka shkruar për bukuritë e Shqipërisë.
E përditshmja franceze “Le Figaro”, shkruan për brigjet shkëmbore dhe ujerat e kristalta siç i quan kjo gazetë.
Rama tha se mbi 12 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë në tre muajt e parë të këtij viti.
“Le Figaro”, një prej gazetave më prestigjioze europiane, promovon rivierën tonë duke ua zbuluar vizitorëve francezë përmes brigjeve shkëmbore në të cilat përplasen furishëm ujëra të kristalta, kanioneve, kështjellave antike, kodrave me agrume, limaneve dhe plazheve të fshehtë e të njohur për turistët. Mbi 12 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë në tre muajt e parë të këtij viti, një rritje domethënëse që ka hedhur themelet e një tregu premtues ndër vendet europiane”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë