Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot se gjatë këtij viti shkollor do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës në programet e ndryshme sportive të organizuara në shkolla.
Rama theksoi se Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në Shkolla ka për qëllim të rrisë numrin e nxënësve që angazhohen në aktivitete sportive.
“Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në Shkolla. Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program, ku vetëm këtë vit do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”, shkroi Rama./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...