Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi në një deklaratë për mediat ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kërpaçi pretendon se Rama ka mashtruar studentët për plotësimin e kërkesave të këtyre të fundit, teksa shprehet se kryeministri nuk merret me studentët, por hap ekspozitë me pikturat e tij në Berlin.
‘E vërteta është se kryeministri i ka mashtruar turpësisht studentët duke thënë se ka plotësuar kërkesat e tyre. Ka mashtruar se ka alokuar fond për Arsimin e Lartë, ka mashtruar se ka rikonstruktuar godinat e konvikteve, ka mashtruar përmes paktit 3D të universiteteve.
E ndërkohë që studentët nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta, kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij. Studentët nuk kanë libra, nuk kanë konvikte, duhet të kenë banja në konvikte, por kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij. Studentët nuk kanë bibllioteka, studentët nuk kanë kartë studenti por meraku më i madh i kryeministrit është të shkojë e të hapë ekspozita me pikturat e tij’, tha deputetja e LSI
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës