Liqeni i Shkodrës, një nga atraksionet natyrore të Shqipërisë, së shpejti t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Në postimin e tij, Rama ka shpërndarë një pamje të bukur nga liqeni, duke theksuar rëndësinë e këtij hapësire natyrore dhe biodiversitetit të pasur që ajo ofron, duke përfshirë pelikanin dalmat (Pelecanus crispus), shpendin simbol të këtij rajoni.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, me shpendin simbol të tij, pelikanin dalmat (Pelecanus crispus), që shumë shpejt pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...