Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka kujtuar betejën e zhvilluar në Mashkullore dhe udhëheqësin e saj çlirimtar, Çerçiz Topulli.
Rama thotë se kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920
“Pak kohë pasi patriotët Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia, çuan prapa diellit bimbashin e njësisë pushtuese në Gjirokastër, me 18 mars 1908, Çerçiz Topulli me trimat e tij u angazhua në betejën për jetë a vdekje të Mashkullores. Kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920.
Krenar gjithnjë për atë betejë që u bë këngë dhe përjetësoi shtatëshen burrërore, Çerçiz, Mihal, Hajredin, Asllan, Zeman, Hito e Myftar”, shkruan Rama./Arbresh.info/
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës