Një nga risitë e kabinetit qeveritar “Rama 2” është përfshirja në listën e zv.ministrave të katër emrave që vijnë nga Kosova.
Besa Shahini, Hajrulla Çeku, Valbona Shujaku dhe Ilirjana Bajraktari janë katër nga 33 zëvendësministrat e 11 ministrive në Qeverinë e re të Republikës së Shqipërisë, që vazhdon të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, shkruan Koha Ditore. Ekipi i zëvendësministrave dhe zëvendësministreve do të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme në mbledhjen e Qeverisë.
Asambleja e Partisë Socialiste, forumi më i lartë i kësaj partie, ka qenë vendi ku kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar 33 zëvendësministrat, ku befasi kanë qenë katër emrat nga Kosova.
Besa Shahini do të jetë zëvendësministre e Arsimit dhe e Rinisë, Hajrulla Çeku do të mbajë postin e zëvendësministrit të Turizmit e Mjedisit, Valbona Shajaku do jetë zëvendësministre e Kulturës, ndërsa Ilirjana Bajraktari do të jetë zv.ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale…
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...