Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama paska më tepër se një adhurues në radhët e politikanëve shqiptarë socialistë.
Që nga nisja e mandatit të tij si kryetar bashkie, Erion Veliaj e ka ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të ish-presidentit dhe është kritikuar shpesh për kopjimin e stilit të Obamës. Megjithatë, stafetën për t’iu përafruar ish-kreut të SHBA-së, kësaj radhe e ka rrëmbyer kryeministri i vendi Edi Rama, shkruan lapsi.al
Nga fshati Miras i Devollit, kryeministri ka shkrepur një foto ku ai tregon sesi i’u çanë këpucët pas rrugës që bëri.

Kjo fotografi e kreut të qeverisë është tejet e ngjashme me një të publikuar nga Obama ku ai shfaqet i mbështetur në një karrike, me shollat e këpucëve të çara.
Kjo nuk është hera e parë që kryeqeveritari Rama e ka imituar idhullin e socialistëve. Në postime të mëparshme të Ramës është vënë re një ngjashmëri e madhe me stilin dhe mënyrën e veprimit të ish-presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...