Kryeministri Keir Starmer nisi një vizitë dyditore në Tiranë, vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik në Shqipëri.
Kreu i qeverisë britanike u prit nga presidenti Bajram Begaj në ambientet e Presidencës.
Më pas Starmer u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, ku pritet të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për media.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet e dy vendeve tona, për shkak se ne asnjëherë më parë nuk kemi qenë të lidhur për çështje kaq të rëndësishme. Për çështjen e Ukrainës dhe në çështjen e betejës për emigracionin e paligjshëm për rrjetet kriminale që e stimulojnë emigracionin të paligjshëm. Besoj se me këtë vizitë kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Sa i përket të parë edhe situatat gjeopolitike në vendit është e trazua”, tha Rama
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...