Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët por korporata e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë krijuar pandëshkueshmërinë në sistem”, ka thënë kryeministri Edi Rama.
Teksa fliste në konferencën e nivelit të lartë kundër korrupsionit, Rama tha se po të mos kishin qenë ata nuk do kishin qenë as korrupsioni spektakolar dhe nganjëherë dhe vrastar i politikanëve. Sipas tij, premisa për dënimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga SPAK është ajo që presin shqiptarët.
“Kjo është premise e cila SPAK-un do ta bëjë institucionin që të gjithë kemi shpresuar dhe mbi të gjitha shqiptarët kanë shpresuar. Përndryshe SPAK-u do të jetë zhgënjimi më i madh ndaj shqiptarëve tek reforma në drejtësi. Do të jetë goditja më e madhe morale që do i bëhet popullit shqiptar pas gjithë kësaj mbështetjeje që i dha reformës në drejtësi dhe zhgënjimi i madh i partnerëve të Shqipërisë. SPAK-u ka misionin të pastrojë deri në fund, ata që vetting i pastron thjesht dhe vetëm nga sistemi. Tema këtu dhe beteja këtu është beteja për ta filluar tamam nga koka dhe koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët. Nuk kanë qenë politikanët pavarësisht se kanë qenë pjesë”, deklaroi Rama./lapsi.al
Xhiro e fundit e Bundesligës: tri ekipe me pikë të barabarta...
Haxhiu: Alush Gashi dha kontribut të çmuar në shtetndërtimin...
Konjufca: I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush G...
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...