Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun gjatë një fluturimi me avion nga Tirana drejt Kukësit me aeroplanin e kompanisë WizzAir.
Rama ka thënë se përveç aeroportit të Kukësit do të ndërtohet edhe aeroporti i Vlorës, që siç u shpreh Kryeministri, me shumë gjata mund të jetë edhe më i madh se aeroporti Nënë Tereza për shkak edhe të kargos.
Po kështu, edhe Saranda do të ketë një aeroport, tha Rama, që do të jetë vetëm sezonal.
“Është shumë e rëndësishme kjo që po ndodh sot sepse hap përfundimisht portën e Kukësit dhe krijon premisë për zhvillim të rëndësishëm ekonomik. Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vetë për 36 muaj, ne do mundohemi që të jetë pak më përpara që brenda këtij mandate të fillojmë fluturimin. Saranda është një aeroport i një natyre tjetër sepse është vetëm sezonal. Vlora do të jetë gjatë gjithë vitit dhe sipas të gjitha gjasave do jetë aeroport edhe më i madh se ai i Tiranës sepse do përfshijë edhe kargo. Ne kemi një rritje të frikshme në aspektin e prurjeve nga ajri. Aeroporti “Nënë Tereza” është aeroporti me rritjen më të lartë në periudhë pandemie në Europë. Unë jam i bindur që turizmi do të jetë një transformues i madh në të gjitha aspektet ekonomike dhe në 2030 Shqipëria do jetë vendi me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama. /klan
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...